Zanfina: Kënga solo, pastaj trio me Bigin dhe Teutën (Video)
05/07/2015
Zanfina Ismaili ka konfirmuar bashkëpunimin e ardhshëm me dy këngëtare nga skena shqipe, por ka njoftuar se para ‘trios’ do të vijë me këngë solo.
“Kënga është tipike verore, më ritmike, është shumë e mirë për t’u dëgjuar në plazhe, në makina, në radio, në koncerte…”, ka treguar ajo për emisionin Prive duke shtuar se do të kompletohet edhe nga ana vizuale.
Pas këngës solo, Zanfina do të sjellë bashkëpunimin e shumëpërfolur me Big Mamën dhe Teuta Selimin.
Për shkak të angazhimeve individuale të të tria këngëtareve, realizimi i këtij projekti është lënë për më vonë gjatë verës.
Kënga e treshes është duke u punuar nga Brilantin Hodaj, i njohur si Prygo dhe do të incizohet në studion Elephant. /Telegrafi/


