Please enter at least 3 characters.

Zaevi nga Sofja: Do të diskutojmë për drejtimet kyçe strategjike për rajonin tonë

2020/11/124818889_10159178204062932_6701541603137568336_o.jpg
6:"Picasa

Kryeministri Zoran Zaev në 'Facebook' shkroi se ka arritur në Sofje në Samitin për Ballkanin perëndimor që zhvillohet në kuadër të procesit të Berlinit.

Sivjet, nikoqire e këtij procesi është Republika e Bullgarisë dhe Maqedonisë, ndërsa samiti do të udhëhiqet nga kryeministri Zaev dhe Borissov, njofton Telegrafi Maqedoni.

"Hapim kapitull të ri në zhvillimin e rajonit dhe realizimin e standardeve të cilat vendet e Ballkanit Perëndimor i çojnë më afër anëtarësimit në BE", thotë Zaev.

Zaev përmendi se sot do të diskutohen për drejtim kyçe strategjike për rajonin, vizionin e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe për Agjendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor.