Please enter at least 3 characters.

Zaev: Qeveria e re do të hap perspektivat për integrimet euroatlantike

2017/06/Zaev-Çavushogllu.jpg
6:"Picasa

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka zhvilluar takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushogllu, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim është theksuar përcaktimi i përbashkët për thellimin e marrëdhënieve fqinjësore mes dy vendeve.

Ministri i Çavushogllu ka thënë se Turqia mbështet qeverinë e re dhe përpjekjet e vendit për anëtarësim në NATO por edhe në BE.

Kryeministri Zaev nga ana tjetër ka theksuar se qeveria e re mbetet e përkushtuar për të zbatuar reformat e nevojshme për integrimet euro-atlantike, të cilat siç tha, njëkohësisht do të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë dhe shtetit juridik, si dhe jetë kualitative për të gjithë qytetarët./Telegrafi/