Please enter at least 3 characters.

Zaev në Bullgari, do të kërkojë mbështetje për në NATO dhe BE

2017/06/Zoran-Zaev-1.jpg

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i shoqëruar nga një delegacion qeveritar, zhvillon sot vizitën zyrtare në Bullgarinë fqinje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai do të ketë takim me homologun e tij bullgar, Boyko Borisov, duke filluar kështu vizitën dyditore në Bullgari. Zaev do të kërkojë nga ky vend i BE-së mbështetjen maksimale për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE.

Bullgaria do të merr kryesimin e Presidencës së BE-së dhe ky është një moment mjaft i rëndësishëm edhe për Maqedoninë./Telegrafi/