Please enter at least 3 characters.

Zabërxha rikthehet në fole

2016/01/f.0716160221198_210.jpg

Rikthehet aty ku ‘ndezi’. Enis Zabërxha në edicionin e ardhshëm do të luajë për klubin që e bëri futbollist të njohur.

Ai do të ‘djersitë’ fanellën e Hysit, skuadër së cilës iu bashkua menjëherë në stërvitjen e parë të fazës parapërgatitore. Lajmin për Tribuna e konfirmoi trajneri i llapjanëve, Fadil Ademi.

“Zabërxha ka qenë pjesë e seancës së parë përgatitore. Kryesia më ka konfirmuar marrëveshjen me të dhe më ka thënë që mund të llogarisë në shërbimet e Enisit për edicionin e ardhshëm”, bëri të ditur Ademi. /Telegrafi/