Please enter at least 3 characters.

Yllka Gashi pas çmimit në "Seminici": Nder e kënaqësi ta prezantojmë Kosovën tonë të dashur anembanë botës me rrëfimin e Fahrije Hotit

2021/11/yyyylka.jpg

Ditë më parë, aktorja e njohur shqiptare, Yllka Gashi, fitoi një çmim shumë të rëndësishëm në festivalin 66-vjeçar të filmit, “Seminci”.

Ajo u shpërblye me çmimin ‘Aktorja më e mirë’ falë rolit të saj në filmin “Zgjoi”.

E lumtur për suksesin, aktorja Gashi ndau me ndjekësit e saj në Instagram të martën disa fotografi nga momenti i marrjes së çmimit.

Në përshkrimin e tyre, ajo i falënderoi të gjithë për mbështetjen, me ç’rast u shpreh tejet falënderuese për këtë çmim në një festival tradicional, i cili ka tash e 66 vite që organizohet në shtetin spanjoll.

Ky është postimi i saj i plotë (pa ndërhyrje):“Të dashur miq, Ju falemnderit nga zemra për dashamirësinë e përkrahjen e vazhdueshme.Meqë isha duke udhëtuar nuk munda t’i publikoj më herët fotografitë nga gala mbrëmja e çmimeve në festivalin e filmit në Valladolid, ku “Zgjoi” ynë fitoi dy çmime.Çmimi për aktoren më të mirë - Yllka GashiÇmimi Fundos - “Zgjoi” Blerta BasholliNder e kënaqësi ta prezantojmë Kosovën tonë të dashur anembanë botës me një rrëfim inspirues të grave të Krushës e Fahrije Hotit!Nder e kënaqësi të shpërblehemi në njërin nga festivalet e filmit me traditë mbi 60 vjeçare në Evropë”, ka shkruar Yllka Gashi në Instagram. /Telegrafi/