Xhim Presheva përfaqëson Zvicrën
05/05/2009
"Më 8, 9 dhe 10 maj, do të jem në Bullgari për të përfaqësuar shtetin shumë mik të kombit tonë Zvicrën dhe shkoj me respekt të veçantë dhe u jem shumë mirënjohës, që më kanë zgjedhur mua që të përfaqësoj këtë shtet dhe shihet qartë dhe është shembull edhe për të tjerët, e kam fjalën për ato shtete që nuk kanë traditë të demokracisë dhe shihet qartë pra, se Zvicra më jep mua mundësinë", është shprehur Presheva.
Përkundër se shumë pak aktual në mediat shqiptare, Presheva është zgjedhur nga Zvicra për ta përfaqësuar muzikën rok, ndërsa mospopullariteti i tij është për faktin se muzikën e ka hobi dhe jo profesion, ndërsa nofka e tij rrjedh nga vendlindja e tij, pra nga Presheva.


