Please enter at least 3 characters.

”WSJ”: SHBA jo e bindur për ekstradimin e Gulenit

2016/08/fg.jpg

Turqia nuk arrin të bindë SHBA-në për ekstradimin e imamit Fetullah Gulen, çka do të thotë se kjo procedurë do të kërkojë ende shumë kohë, shkruan sot gazeta amerikane ”Wall Street Journal” (WSJ).

”Provat e paraqitura nga Ankaraja nuk konsiderohen të mjaftueshme për autoritetet amerikane për garantimin e ekstradimit të Gulenit, i konsideruar nga Turqia si organizatori i grushtit të shtetit. Asnjë vendim përfundimtar ende nuk është paraqitur, por dihet vetëm se për momentin nuk po procedohet për ekstradimin e Gulenit”, thotë ”WSJ”.

”Megjithatë, negociatat mes dy vendeve janë të destinuara të vazhdojnë për muaj të tërë”, thotë gazeta.

”Provat e paraqitura nga Turqia kundër Gulenit nuk janë konsideruar të vlefshme nga gjykata amerikane. Autoritetet amerikane janë skeptike mbi deklaratat kundër Gulenit nga disa pjesëmarrës në grushtin e shtetit, që mund të jenë marrë me anë të forcës”, thekson ”WSJ”.

Kjo çështje mund të jetë një motiv për përkeqësimin e marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Uashingtonit.