Please enter at least 3 characters.

World Food Programme: Pandemia e COVID-19 do të shkaktojë rreth 130 milionë njerëz më shumë që vuajnë nga uria

2020/04/wfp.jpg
652:"Relief supplies from the World Food Programme are staged to be loaded onto an MV-22 Osprey at Tribhuvan International Airport, Kathmandu, Nepal, May 14, in order to be delivered to remote locations during Operation Sahayogi Haat. Joint Task Force 505 along with other multinational forces and humanitarian relief organizations are currently in Nepal providing aid after a 7.8 magnitude earthquake struck the country, April 25 and a 7.3 earthquake on May 12. At Nepal’s request the U.S. government ordered JTF 505 to provide unique capabilities to assist Nepal. (U.S. Marine Corps photo by MCIPAC Combat Camera Staff Sgt. Jeffrey D. Anderson/Released)
32:"III Marine Expeditionary Force C

Bota po përballet me “zi buke” dhe kriza të shumta urie si pandemia e Coronavirusit do të shkaktojë rreth 130 milionë njerëz më shumë të vuajnë nga uria.

Kjo u bë e ditur nga drejtori ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit (World Food Programme), David Beasley, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, dhjetë nga vendet e prekura tashmë kanë më shumë se 1 milion njerëz në prag të urisë.

Ai përmendi recesionin ekonomik, rënien e ndihmës dhe rënien e çmimeve të naftës si faktorë që mund të çojnë në mungesë më të madhe të ushqimit dhe kërkoi veprime të shpejta për të shmangur katastrofën.

“Ndërsa kemi të bëjmë me një pandemi të COVID-19, ne jemi gjithashtu në prag të një pandemie urie. Ekziston gjithashtu një rrezik i vërtetë që më shumë njerëz mund të vdesin nga ndikimi ekonomik i COVID-19 sesa nga vetë virusi", tha Beasley para Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

WFP kishte paralajmëruar tashmë që viti 2020 do të ishte një vit shkatërrues për shumë vende të shkatërruara tashmë nga varfëria ose lufta, me 135 milion njerëz që përballen me nivele krize të urisë.

Agjencia e OKB-së identifikoi 55 vende si më të rrezikuara për të vuajtur nga uria në raportin e saj vjetor për krizat ushqimore, duke paralajmëruar se sistemet e tyre të brishta të kujdesit shëndetësor nuk do të jenë në gjendje të përballojnë ndikimin e virusit.

Dhjetë vende u veçuan si veçanërisht të rrezikuara, pasi përballen me krizat më të këqija të ushqimit që prej vitit të kaluar. Ato janë Jemeni, Republika Demokratike e Kongos, Afganistani, Venezuela, Etiopia, Sudani i Jugut, Sudani, Siria, Nigeria dhe Haiti.

Shumica e tyre deri më tani nuk kanë pasur raste masive të pandemisë së Coronavirusit, me epiqendrën që lëviz nga Kina në Evropë drejt Amerikës së Veriut, por gjendja e institucioneve të tyre të kujdesit shëndetësor tregon se edhe shpërthimet relativisht të vogla mund të jenë shkatërruese. /Telegrafi/