Witherspoon dhe Gyllenhaal fejohen?
18/03/2009
Ylli i filmit “Legally Blonde”, e cila është divorcuar nga aktori Ryan Phillippe, është parë duke mbajtur unazë të fejesës derisa kishte arritur në studiot e kompanisë Sony për të xhiruar reklamën e fundit të markës Avon.
“Ishte unazë e mrekullueshme dhe gjithkush e kuptoi. Por ajo e hoqi sapo kuptoi se njerëzit e vërejtën. Reese e futi në çantë dhe nuk e vendosi për pjesën tjetër të ditës”, ka bërë të ditur burimi. “Edhe më herët kishte supozime se ajo dhe Jake ishin fejuar, por unaza definitivisht i konfirmoi supozimet”.
“Ata dëshirojnë të martohen sa më shpejtë që është e mundur”, ka shtuar një burim tjetër. Dyshja janë në lidhje që nga vitit 2007.


