Wilmots-Mirallas: Unë vendosi për Januzajn
Një koment i tillë i Wilmotsit erdhi pasi Mirallas deklaroi ditë më parë se Adnan Januzaj nuk duhet të grumbullohet për Botërorin në Brazil, me arsyetimin se ai nuk e njeh grupin e lojtarëve.
“Mirallas po ashtu ka thënë se nëse kemi nevojë për një sulmues, Jelle Vossen është i duhuri. Kjo nuk është detyra e tij. Ai duhet të jetë i heshtur. Rregullat janë: ju duhet të flisni për veten, jo për të tjerët”, deklaroi Wilmots.
“Sa i përket zgjedhjeve, vendosi unë. Kevin mund të ketë mendimin e tij por ai nuk duhet të flasë për të tjerët ose të rinjtë si Januzaj dhe sa mund të ndikojnë ata në atmosferën e grupit. Nuk duhet folur kot. Ne kurrë nuk kemi hasur në probleme kur kemi inkuadruar dikë të ri. Për Januzajn kjo nuk do të paraqesë problem. Ai ka qëndrim shembullor”, u shpreh Wilmots. /Tribuna/Telegrafi/


