Willian, në Londër për ekzaminimet mjekësore
21/08/2013
“Akoma nuk mund të konfirmoj asgjë sa i përket Willian. Ka interesim për lojtarin dhe kemi biseduar”, ka thënë menaxheri.
Sky Sports News njofton se braziliani ka udhëtuar në Londër të martën për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe pritet të nënshkruajë para vikendit.
Spursat do të paguajnë rreth 30 milionë funte për transferimin e 25-vjeçarit dhe në këtë mënyrë do ta thyejnë rekordin e vet të transferimeve për të tretën herë këtë verë.
Deri më tash, klubi ka shpenzuar 60 milionë funte në sjelljen e lojtarëve të rinj, por trajneri portugez dëshiron ta përforcojë edhe më shumë skuadrën. Erik Lamela (Roma) dhe Fabio Coentrao (Real Madrid) janë shënjestrat tjera të Tottenhamit. /Telegrafi/


