Please enter at least 3 characters.

Williams ende vuan nga humbja e Ledger

2016/01/f.0222150909290_m.jpg

Dy aktorët ishin njoftuar gjatë punimit të përbashkët në filmin “Brokeback Mountain”, ndërkohë që kanë edhe një vajzë, Matilda, e cila ka lindur në vitin 2005.

Ata u ndanë në vitin 2007, pasi kishin kaluar tre vite së bashku, ndërsa në janar të vitit 2008, Ledger vdiq nga, siç thuhet, një mbidozë me barna.

Ndërkohë, aktorja e filmit “Dawson's Creek”, ende nuk është e gatshme të fillojë ndonjë projekt të ri filmik si pasojë e kësaj tragjedie.

“Ndjehem e djegur, por dalëngadalë po i tejkaloj këto emocione. Megjithatë, tash për tash nuk jam e gatshme të punoj”, i ka thënë aktorja gazetës britanike “Daily Telegraph”.