will.i.am dëshiron ta lansojë duetin me Jackson
14/07/2009
Reperi ka dëshirë të madhe që t’ia servojë publikut këngën të cilën ai dhe ikona e muzikës pop e kishin punuar para se Jackson të vdiste.
“Është në kompjuterin tim. Është e njomë dhe e bukur. Nuk e di nëse do të lansohet për shkak të autorësisë, mirëpo shpresoj që të ndodhë”, ka thënë will.i.am.


