Please enter at least 3 characters.

Wilder: Nxora gjithçka nga vetja, por dua ta shoh Breazealen duke shkuar shëndosh te familja e tij

2019/05/DeontayBreezalechamp-2.jpg
250:"NEW YORK, NEW YORK - MAY 18: Deontay Wilder celebrates after knocking out Dominic Breazeale in the first round during their bout for Wilder's WBC heavyweight title at Barclays Center on May 18, 2019 in New York City. (Photo by Al Bello/Getty Images)
12:"Getty Images

Deontay Wilder i ka shokuar edhe tifozët e tij më të mëdhenj duke e nokautuar Dominic Breazealen që në raundin e parë të duelit në Barclays Center të New Yorkut.

Kampionit të WBC-së i mjaftuan dy minuta për ta mbrojtur titullin, ndërsa duke i komentuar deklaratat se mund ta vriste kundërshtarin në ring, ai ka theksuar se nganjëherë thuhen gjëra të pamenduara dhe se dëshironte që edhe boksieri tjetër të shkonte shëndosh te familja e vet.

Dominic Breazeale nuk duroi më shumë se dy minuta (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

"Nxora gjithçka nga vetja. E di se ka qenë një përgatitje e madhe. Ka pasur shumë armiqësi dhe janë thënë shumë fjalë, ashtu që gjithçka doli jashtë nga unë".

"Kjo e bën boksin kaq të madh. I thash Breazeales se e dua dhe natyrisht se dua ta shoh duke shkuar në shtëpi te familja e tij".

Deontay Wilder (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

"E di se i themi disa gjëra, por kur mund të ndeshesh me dikë, mund edhe ta përqafosh dhe ta puthësh, do të doja që bota të ishte e këtillë. Shtrëngojmë duart dhe jetojmë për të parë një ditë tjetër dhe për këtë është e gjitha", është shprehur Wilder pas meçit. /Telegrafi/