West pëlqen Amelle Berrabah
06/07/2009
Ylli i muzikës hip-hop, i cili së fundi u nda nga modelja Amber Rose, edhe pse u pa e shoqëruar me të së fundi në BET Awards, i ka thënë një miku në besim se ai dëshiron të del me këngëtaren e Sugababes derisa është në Britani.
“Ai shpreson të lidhet me të derisa është në Britani. Kanye e adhuron Amelle dhe i ka ndihmuar asaj kur ajo ishte në Hollywood me anëtaret tjera të Sugababes, së fundi. Ai i ka caktuar disa takime me bosë të muzikës”, ka thënë burimi.
“Ajo e sheh atë më shumë si një figurë të vëllait të madh, jo si një të dashur potencial, por ai ka bërë shaka duke thënë se gjërat do të ishin më ndryshe nëse ajo do të dëshironte”, ka shtuar burimi.


