Wenger: Arsenali kurrë më afër titullit se sivjet
25/12/2015
Londinezët janë dy pikë prapa liderit Leicester City dhe shtojnë gjasat që të fitojë titullin që prej vitit 2004.
“Ne humbëm ndeshjen e parë me West Hamin, pra nuk ishim të sigurt se në Krishtlindje do të ishim dy pikë prapa liderit”, ka thënë Wenger.
“Ne kemi qenë në krye [në vitet e fundit] dhe mendoj se futbolli është pragmatik dhe askush nuk mund ta parashikojë se çfarë do të ndodhë pas 21 ndeshjeve”.
“Prandaj unë mendoj se jemi në rrugën e duhur”. /Telegrafi/


