Please enter at least 3 characters.

Watfordi ia tregon Arsenalit dhe Liverpoolit çmimin e Doucoures

2018/03/Abdoulaye-Doucoure.jpg
130:"during the Premier League match between Southampton and Watford at St Mary's Stadium on September 9, 2017 in Southampton, England.
13:"Tony Marshall

Skuadra angleze, Watford, e kanë vendosur çmimin e tyre për mesfushorin Abdoulaye Doucoure.

Këtë javë, francezi shprehu dëshirën e tij për t'u bashkuar me një klub që luan në Ligën e Kampionëve.

Ai gjithashtu deklaroi se do të ishte një 'ëndërr' për të luajtur për Liverpoolin.

Sipas mediumit anglez The Mirror, Watford janë të gatshëm për të fituar të holla nga shitja e 25-vjeçarit dhe kanë caktuar çmimin e tij.

Për ta lënë të lirë, Watfordi dëshiron 40 milionë funte apo diçka më shumë se 45 milionë euro për nënshkrimin e tij.

Doucoure (Getty Images)

Nëse kërkesa plotësohet, Hornetss do të fitonin një fitim të konsiderueshëm, pasi e blen vetëm për gjashtë milion funte nga Rennes dy vjet më parë.

Doucoure duke festuar njërin nga golat e tij (Getty Images)

Mesfushori qendror ka zhvilluar një sezon të madh duke shënuar shtatë gola në 22 paraqitje të Ligës Premier këtë sezon.

Liverpooli, Arsenali dhe Tottenham Hotspur kanë regjistruar interes në Doucoure dhe gjatë verës mund të kemi një lëvizje të tij. /Telegrafi/