Please enter at least 3 characters.

Vritet një fotoreporter francez në Siri

2016/01/f.0224214048579_m.gif

Olivier Voisin ishte duke ndjekur veprimet e një grupi të armatosur opozitar pranë Idlibit, në veriperëndim të Sirisë, kanë thënë Reporterët pa Kufij.

Vosin, i lindur në vitin 1974, u dërgua në spitalin ndërkombëtar në qytetin turk kufitar Antakya, por më pas vdiq nga plagët e marra në kokë dhe krah, ka bërë me dije zyra e presidentit francez Francois Hollande. /Telegrafi/