Please enter at least 3 characters.

Vritet në Siri agjenti i AKI-së, i infiltruar në grupet xhihadiste shqiptare

2016/01/vritet-n-euml-siri-agjenti-i-aki-s-euml-i-infiltruar-n-euml-grupet-xhihadiste-shqiptare_hd.jpg

Agjenti është vrarë në fillim të këtij viti, pak kohë pas dërgimit nga AKI-ja në cilësi të spiunit.

Detyra e viktimës ishte infiltrimi brenda grupeve xhihadiste shqiptare, pjesë e organizatave terroriste.

Burime të ndryshme, përfshirë ato në Agjencinë Kosovare në Inteligjencës, kanë bërë të ditur se ky agjent i rekrutuar, pas përfshirjes së kosovarëve në luftën e Sirisë është ekzekutuar nga afërsia.

Këto burime kanë shprehur dyshimin se ai është dekonspiruar dhe është ekzekutuar.

Duke cituar burime nga Agjencia thuhet se agjenti nuk ishte trajtuar mirë, duke u lënë pa ndihmë dhe pa udhëzime të nevojshme. /Koha Ditore/