Vrasje në Gadime
12/04/2012
Me të dalë në vendin e ngjarjes, policia ka konstatuar se ka të bëjë me një vrasje dhe plagosje, ku viktima R. Demiri (35) si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë, ndërsa N. Demiri (70) është plagosur rëndë nga arma e zjarrit dhe është dërguar në QKUK për trajtimin mjekësor, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Policia nuk ka dhënë detaje lidhur me motivet e vrasjes, por thuhet se pasi ka marrë autorizimin e prokurorit publik dhe i ka shqiptuar masën e arrestit policor prej 48 orësh të dyshuarit A. Agushi 35 vjeç. /Telegrafi/


