Please enter at least 3 characters.

Vrasja në Ksamil, gjendet një makinë e djegur në kufi me Greqinë

2021/06/fc5bbec7-1f33-42d0-89ed-671ae8e95d47.jpg

Policia e Sarandës ka gjetur një makinë plotësisht të djegur pranë kufirit me Greqinë. Autoritetet dyshojnë se ky automjet tip “Benz” mund të jetë përdorur në vrasjen e Gramoz Memës.

40-vjeçari u ekzekutua më 6 qershor në Ksamil dhe ende për këtë ngjarje nuk ka persona të dyshuar.

Sipas policisë, makina është djegur plotësisht duke mos lënë mundësinë për zbulimin e provave.

Hetuesit dyshojnë se në vrasje kanë marrë pjesë katër persona, të cilët pasi kanë djegur makinën mund të jenë larguar në drejtim të Greqisë.

Mbi këtë ngjarje pista e policisë dyshohet se është ajo e një konflikti bë Greqi ku 40-vjeçari udhëtonte shpesh./Euronews.al