Please enter at least 3 characters.

Vokrri: Një gol, tre pike, gjasat janë reale

2016/06/531278006.jpg
265:"MEXICO CITY, MEXICO - MAY 13: The President of the Football Federation of Kosovo, Fadil Vokrri pose with the FIFA penant during the 66th FIFA Congress at Centro Banamex on May 13, 2016 in Mexico City. (Photo by Alexander Hassenstein - FIFA/FIFA via Getty Images)
21:"FIFA via Getty Images

Në çastet e para të pas fitores së Kombëtares së Shqipërisë, nga stadiumi në Lion të Francës, ekskluzivisht për programin muzikor të natës ‘Top Folk’ të Radio Dukagjinit, ka folur Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri.

Vokrri është shprehur optimist për rrugëtimin e kombëtares tonë, përderisa ka falënderuar djemtë e kombëtares për lojën, spektaklin dhe golin.

“Janë gjasat reale për të vazhduar. Një gol, tre pikë normale, vendi i tretë presim të na dërgojë në 1/8-tën e finales. Të presim matematikat e ditëve të ardhshme”-tha Vokrri.

Kreu i federatës së futbollit kosovar Fadil Vokrri, nëpërmjet Radio Dukagjinit nga Lioni i Francës ka uruar të gjithë shqiptarët për fitoren e madhe përderisa ka falënderuar djemtë e kombëtares për krejt çfarë treguan në këtë takim.

“Patëm lojë të bukur, spektakël dhe ç’është e rëndësishmja kësaj here edhe rezultat. Bravo Kombëtares.”, tha Vokrri.