Please enter at least 3 characters.

Vokrri: Fitorja historike, mbulon dobësitë tjera

2016/01/vokrri-fitorja-historike-mbulon-dob-euml-sit-euml-tjera_hd.jpg

Kosova të dielën që lamë pas mundi Omanin (1-0), duke arritur fitoren e parë zyrtare ndërkombëtare në historinë e shtetit tonë.

I pari i futbollit tonë, në një bisede për KosovaPress-n, fitoren e Kosovës e quan historike, edhe pse sipas tij, loja e Kosovës nuk ishte e bukur për sy.

Vokrri mendon se kjo fitore krijon vetëbesimin, te futbolldashësit, futbollistët, shtabi teknik dhe tek të gjithë ata që jemi për rreth futbollit. Ai lavdëron organizimin e lojës, derisa sipas tij, edhe angazhimi futbollistëve nuk ka munguar.

Vokrri e pranon se loja përfaqësues nuk ishte e mirë, derisa ai nuk i merr parasysh opinionet e trajnerëve të ndryshëm të futbollit, të cilët kritikojnë paraqitjen e përfaqësuese sonë, jo vetëm në sfidën kundër Omanit, por edhe në ndeshjet e kaluara.

“Ne jemi mësuar në Kosovë jo vetëm në barnshen e futbollit, por edhe në sfera tjera të shoqërisë, sepse dikush ka qëllimi tjera, dikush është kompetent, dikush është më pak kompetente, kështu që unë nuk i marrë parasysh ato deklarata. Sigurisht se nuk është në nivelin e dëshiruar dhe për atë thash se është fitorja historike, është ajo e cila u mbulon gjitha dobësitë të tjera, mirëpo ne nuk duhet ta marrim me eufori dhe sigurisht se loja lënë për të dëshiruar për lojë më të mirë”, ka thënë Vokrri.

Sipas tij, Kosova në disfatën e thellë kundër Turqisë (6-1), ka pas disa momente me pozitive se në ndeshjen e fituar kundër Omanit, megjithatë, ai mendon se dalë nga dalë do të ngritët loja e përfaqësues sonë.

Legjenda e futbollit tonë, ka folur edhe riaplikimin e FFK-së në UEFA e FIFA. Vokrri thotë së gjithë njerëzit që janë rreth futbollit sytë i kanë kah Botërori “Rusia 2018”.

Ai është i vetëdijshëm për rrugën e vështirë që e pret FFK, por ai premton se FFK do të bëjë gjithçka që është e mundur që Kosova të jetë pjesë e Botërorit 2018.

“Në të gjithë i kemi sytë kah 2018 që mbahet në Rusi, mirëpo duke marrë parasysh se ky vend, Rusia është një vështirësi plus për ne, ne do të bëjmë çmos që të arrijmë qëllimet tona dhe e dimë se nuk do të jetë lehtë. Ne shumë shpejtë do të riaplikojmë, por sigurisht se në riaplikim do të mungojë dokumenti, ku kërkohet një letër nga konfederata, gjegjësisht nga UEFA, dhe duke e marrë parasysh bllokimin që kemi nga UEFA, apo më mirë të themi nga pesë shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, e tri nga to janë shumë të fuqishme në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-së, Spanja, Qipro dhe Rusia”, tha Vokrri.

Ai thotë se pozitive është fakti se tani janë rreth 56 shtete që janë në FIFA dhe që e kanë pranuar Kosovën, derisa sipas tij, në arsyetimin e refuzimit të parë ishin vetëm 26 shtete në FIFA që kishin pranuar Kosovën si shtet.

Vokrri thekson se edhe në riaplikimin e radhës FFK-së do t’i mungojë dokumenti kyç, e që për FFK është bllokues nga ana e UEFA, sepse sipas tij, Kosova duhet të jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara për tu pranuar në UEFA e FIFA. /KP/Telegrafi/