Vokrri apel tifozëve: Ejani t’i mbushim stadiumet
05/09/2014
“Jemi në një fazë të re të sensibilizimit të dy ndeshjeve ndërkombëtare. Së pari Prishtina – Sivasspor, dhe më pas ne. Ka pasur mosmarrëveshje që janë munduar të krijohen gjatë këtyre ditëve”, tha fillimisht Vokrri, raporton Tribuna.
“Në situatën ku jemi ne, këto dy ndeshje janë në vazhdën e përpjekjeve për ndërkombëtarizim. Iu bëj apel gjithë shikuesve të mbushin shkallët e stadium, ashtu si në miqësoret paraprake”, tha i pari i futbollit kosovar. Prishtina – Sivasspor luhet të shtunën, kurse 24 orë më vonë nis takimi Kosova – Omani. /Telegrafi/


