Villas-Boas premton formacion 4-3-3
26/07/2011
Ky sistem sulmues ka qenë më i suksesshëm për Blutë vitet e fundit dhe ishte i aplikuar nga Villas-Boas edhe te Porto gjatë sezonit të kaluar debutues për të, kur ai fitoi tre tituj.
“Ne kemi këtë ide të 4-3-3 dhe jemi të fokusuar në të për momentin. Kjo nuk do të thotë se ne nuk do të luajmë me formacione të tjera, pasi ju duhet të keni atë fleksibilitetin për të sfiduar në Ligën Premier”.
“Mendoj se me përvojën e lojtarëve ata janë më të aftë ta bëjnë këtë. Sistemi 4-3-3 është një sistem për ne në fund, nuk është vetëm një sulmues, atje janë tre lojtarë ofensiv në fund, dhe ne duhet ta kemi këtë fleksibilitet në ekip”, ka thënë Villas-Boas. /Telegrafi/


