Vidhen imazhe intime të Carla Brunit
28/04/2009
Fotografitë dhe videot supozohet të jenë bërë gjatë lidhjes së mëparshme të Carla Brunit me filozofin Raphael Enthoven.
“Evening Standard” njofton se hajnat kanë hyrë në shtëpinë e vëllait të Enthovenit dhe i kanë vjedhur imazhet.
Policët kanë frikë që hajnat do të mundohen t’i bëjnë shantazh Zonjës së Parë të Francës dhe do të provojnë t’i shesin fotografitë dhe xhirimet.


