Please enter at least 3 characters.

Vidhen 127 mijë euro dhe stoli ari në një shtëpi në Gjakovë

2017/02/vjedhjke.jpg

Viktima mashkull ka raportuar në polici të hënën në mbrëmje se persona të panjohur kanë hyrë me forcë, përmes dritares në shtëpinë e tij, dhe i kanë vjedhur para të gatshme 127.000 € dhe stoli ari në vlerë rreth 30.000 €.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Demjan të Gjakovës, ka njoftuar policia.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.