Vidal shpërthen në lot: Aksidenti, faji im
17/06/2015
Mesfushori i Juventusit mbrëmë u aksidentua në kryeqytetin e Kilit, Santiago, derisa kthehej nga një kazino së bashku me gruan e tij.
“Unë isha në kazino, kam pirë dy gota dhe kështu kam vënë në rrezik jetën e gruas time dhe të tjerëve. I kërkoi fjale shokëve të ekipit, stafit dhe të gjithë Kilit”, ka thënë Vidal me lot në sy.
“Aksidenti ishte faji im. Por, premtoi se kjo nuk do të ndikojë asgjë në lojën time dhe po ashtu premtoj se do të jap maksimumin për të fituar Kupën e Amerikës”, ka shtuar ai.
Vidalit i është pezulluar leja ngasjes për 120 ditë dhe duhet të paraqitet në konsullatën e Kilit në Milano çdo muaj deri sa të përfundojë hetimi. /koha.net/


