Please enter at least 3 characters.

Vidal mund të kthehet te Juventusi

2018/11/Arturo-Vidal-1.jpg
253:"VALENCIA, SPAIN - OCTOBER 07: Arturo Vidal of Barcelona sits on the bench prior to the the La Liga match between Valencia CF and FC Barcelona at Estadio Mestalla on October 7, 2018 in Valencia, Spain. (Photo by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi është duke menduar një rikthim të mundshëm të Arturo Vidalit.Corriere dello Sport thotë se kiliani mund kthehet gjatë janarit pasi trajneri Massimiliano Allegri dëshiron dike në pozitën e Emre Can.

31-vjeçari iu bashkua Barcelonës këtë verë nga Bayern Munichu për 18 milionë euro.

Lionel Messi duke festuar golin me Vidal ndaj Gironas (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Por, Vidali ka startuar vetëm në dy ndeshje në La Liga nga 12 të mundshme dhe me këtë nuk është aspak i kënaqur.

Gjatë tre sezoneve te Zonja e Vjetër ai fitoi katër Scudetto dhe u kualifikua në finale të Ligës së Kampionëve.

Te Juve në 171 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar 48 gola.

Vidal karrierën e filloi te klubi kilian, Colo-Colo, ndërsa me futbollin evropian u prezantua nga Bayern Leverkuseni. /Telegrafi/