Please enter at least 3 characters.

Victoria thotë se arsyeja që nuk bashkohet me "Spice Girls", është përkushtimi i saj në botën e modës

2018/11/VictoriaBeckhamm-3-e1542048951314.jpg
198:"SANTA MONICA, CA - NOVEMBER 11: Victoria Beckham attends the People's Choice Awards 2018 at Barker Hangar on November 11, 2018 in Santa Monica, California. (Photo by Matt Winkelmeyer/Getty Images)
12:"Getty Images

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve People’s Choice Awards në Los Angeles, Victoria Beckham ka thënë se aktualisht karriera e saj si dizajnere është më e rëndësishme për të dhe kjo është arsyeja pse nuk do të jetë pjesëmarrëse në ribashkimin e "Spice Girls".

Në këtë eveniment, britanikes i është ndarë çmimi 'Ikona e modës', i cili ndahet për ndikim global në industrinë e modës.

Victoria Beckham (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

"Gjithmonë është fjala për forcimin e femrave dhe për atë që femrat të ndihen si versioni i tyre më i mirë, më i bukur dhe më i fuqishëm".

"Kështu ka filluar me vajzat e grupit 'Spice Girls', por sot e kam shansin t'i fuqizoj femrat përmes modës dhe dizajnit".

"Vazhdimisht jam e rrethuar me femra të fuqishme, të cilat më ofrojnë mbështetje dhe ky çmim shkon për to", ka thënë Victoria.

Victoria Beckham (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

Ajo ka thënë më tej se angazhohet shumë dhe ka thënë se shpreson që njerëzit pasi të shikojnë arritjet e saj, të mbledhin forcën dhe të përpiqen vet të arrijnë suksese të ngjashme.

"Brendi im ekziston qe dhjetë vite, ndërsa ky çmim është një mënyrë e shkëlqyer për ta shënuar këtë vit", ka theksuar 44-vjeçarja. /Telegrafi/