Please enter at least 3 characters.

Victoria Beckham padit restorantin për një arsye të veçantë (Foto)

2017/08/victoria.jpg

Victoria Beckham do të padisë një restorant që dërgon ushqime në shtëpi për shkak të reklamës së tij, e cila e shfaq atë si ikonën anoreksike të modës dhe e krahason atë me një copë pice të hollë.

“Sidhu Golden Fish and Chips in Battle Hill, North Tyneside”, deklaron se pica që ky restorant shet është më e hollë sesa Victoria Beckham.

Një zëdhënës i stilistet të njohur e ka cilësuar këtë restorant si pakujdesshëm dhe të papërshtatshëm për përdorimin e kësaj reklame, e cila ka rreth tre vite që ekziston.

Në një tjetër slogan të këtij restorant shfaqet një karikaturë dobët e Victoria, e cila mban një shirit, ku shkruhet: “Ikona anoreksike e modës”.

Zëdhënësi i Beckham ka thënë se tashmë me këtë çështje do të merret ligji. /TCH/