Please enter at least 3 characters.

Victoria Beckham: David është një baba shumë i mirë

2019/11/GettyImages-960041176-e1574348042116.jpg
281:"WINDSOR, UNITED KINGDOM - MAY 19: Victoria Beckham and David Beckham arrives for the wedding ceremony of Britain's Prince Harry and US actress Meghan Markle at St George's Chapel, Windsor Castle on May 19, 2018 in Windsor, England. (Photo by Chris Radburn - WPA Pool/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja dhe stilistja e famshme amerikane, Victoria Beckham, thotë se burri i saj David Beckham është "një baba shumë i mirë".

45-vjeçarja e ka lavdëruar yllin e futbollit për faktin se me të vërtetë është një baba i mahnitshëm për katër fëmijët e tyre - Brooklyn, 20 vjeç, Romeo, 17 vjeç, Cruz, 14 vjeç dhe Harper, 8.

Duke folur në lidhje me Jimmy Kimmel ajo tha: "Unë jam martuar me të për më shumë se 20 vjet, ai është shumë afër meje. Ai është një baba shumë i mirë".

David Beckham dhe Victoria Beckham (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

"David po i shikon fëmijët dhe ne kuptohemi tejet mirë. Kur jam në shtëpi, ai është larg, kështu që njëri prej nesh është gjithmonë atje duke i shikuar fëmijët".

Ndërkohë, Victoria më parë rrëfeu "sekretin" për martesën e saj të suksesshme me burrin David dhe siç ka thënë është "komunikimi".

Ajo tha: "Ju e dini, unë mendoj se fëmijët janë përparësia jonë, dhe gjithçka që bëjmë sillet rreth tyre. Por ne të dy punojmë vërtet shumë. Ne e duam atë që bëjmë profesionalisht. Ne e mbështesin njëri-tjetrin dhe, ju e dini, ne jemi shumë me fat që kemi gjetur njëri-tjetrin dhe kemi fat që ne po rritemi së bashku. Ju e dini, ne e duam familjen tonë".

Victoria Beckham dhe David Beckham (Foto: Chris Radburn - WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Victoria më parë kishte pranuar se ajo dhe David janë "më të fortë së bashku" se sa do të ishin vetë, dhe ata kanë "respekt" për njësinë e tyre familjare.

"Ne të dy e kuptojmë se jemi më të fortë së bashku se sa jemi ne si individë. A do të ishte njëri prej nesh në pozicionin ku jemi tani nëse nuk do të ishim takuar dhe të ishim bashkë gjithë ato vite më parë? Ka të bëjë me njësinë e familjes. Ne jemi shumë më të fortë nga gjashtë prej nesh, sesa do të ishim individë. Ne e respektojmë atë lidhje familjare dhe kjo është kryesore", e përfundon bisedën e saj Victoria Beckham. /Telegrafi/