Please enter at least 3 characters.

Vetura humbi kontrollin mbi urë të Indisë, u rrotullua dhe ra mbi një pemë afër një grupi kalimtarësh

2019/11/Vetura-foto-9.jpg

Mbi një pemë që ndodhej skaj një rruge në Hyberabad të Indisë, shumë afër një grupi kalimtarësh, ra një veturë që u humbi kontrollin mbi urë dhe u ra pasi u rrotullua.

Trafiku ishte mjaft i ngjeshur në atë moment, kur vetura që për arsye të panjohura humbi kontrollin, shkaktoi vdekjen e një gruaje dhe lëndimin e gjashtë personave tjerë, transmeton Telegrafi.

Në rrugë kishte shumë të pranishëm, që vraponin në drejtime të ndryshme, në përpjekje që të iknin nga ndonjë aksident.

Pamjet e shpërndara, tregojnë edhe disa pjesë metalike që shpërndahen nëpër rrugë, por që nuk shkaktuan ndonjë lëndim tjetër. /Telegrafi/