Please enter at least 3 characters.

Vetura godet një vajzë në Prishtinë (Foto)

2018/05/32659820_1942007629145519_5034967715601711104_n.jpg

Një vajzë është aksidentuar sot rreth orës 15:00, nga një veturë në kryqëzimin e rrugëve "Luan Haradinaj" e “Rexhep Luci”, përballë stacionit policor të Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila nuk ka dhënë detaje të tjera.

Ndryshe Telegrafi ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes, ku shihet se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke kryer ekzaminimet e nevojshme. /Telegrafi/