Please enter at least 3 characters.

Vettel i afrohet kreut

2016/01/f.1007132347549_m.jpg

Kampioni në fuqi i Formula 1 është vozitësi i parë që fiton dy gara radhazi këtë sezon, ndërkohë që lideri Fernando Alonso nuk e përfundoi garën.

Piloti i Ferrarit u eliminua në garën e të dielës, pasi është përplasur me Lotusin e finlandezit Kimi Raikkonen.

Në podium u ngjitën edhe Felipe Massa (Ferrari) dhe Kamui Kobayashi (Sauber).

Alonso vazhdon të kryesojë në renditjen e përgjithshme të pilotëve (194), por ka vetëm katër pikë më shumë se kampioni Vettel (190).

Sa u përket skuderive, Red Bull Racing-Renault është në krye me 324 pikë, ndërsa pasohet nga McLaren-Mercedes (283 pikë) dhe Ferrari (263 pikë). /Telegrafi/