Please enter at least 3 characters.

Veton Surroi sjellë rrëfimin për UÇK-në e Hashim Thaçin

2016/01/ldquo-k-euml-mb-euml-t-e-gjarprit-rdquo-sjell-euml-rr-euml-fimin-p-euml-r-u-ccedil-k-n-euml-e-hashim-tha-ccedil-in_hd.jpg

Kështu u tha sot në promovimin e librit më të ri të Veton Surroit “Këmbët e Gjarprit” ku edhe u cilësua si dëshmi historike për popullin dhe ngjarjet e rëndësishme.

Autori i librit, Veton Surroi, thotë se këtë rrëfim ua kushton dy vajzave të tij, që siç thotë ai, ua përcjellë porosinë se çlirimi nuk ndodhë vetëm me armë.

Thotë, se para së gjithash, liria e Kosovës erdhi falë rezistencës që kishin populli i saj.

“Kosova në një formë të vetën, në një formë të veçantë të vetën, i rezistoi okupatorit me kreativitet, nuk kishim armë por kishim çelësa, nuk kishim armë por kishim tenxhere, nuk kishim armë por kishim qirinj, nuk kishim mënyrë se si t’i përgjigjeshim dhunës por ngrisnim dy gishtërinjtë - me shpresë që mos të thyheshim. Dhe kur të thyheshim me shpresë që mos të thyhej dora, dhe kur thyhej dora me shpresë që mos të thyhej krahu, që mos të thyhej trupi, dhe rezistuam dhe fituam, ky popull fitoj në tërësinë e tij”, ka thënë Surroi.

Sipas tij, nuk pati një grup apo një tjetër i cili i solli lirinë Kosovës.

“Këtij vendi ia solli lirinë së pari rezistenca e tij, dhe natyrisht si shpërblim ndaj kësaj rezistence në masë të madhe paqësore e në masë më të vogël edhe të dhunshme, patëm përkrahje shumë të madhe ndërkombëtare dhe u çliruam, na çliruan”, thotë ai.

Sipas Surroit, porosia e librit është që vendi nuk çlirohet vetëm më armë.

“Porosia e këtij libri është se çlirimi nuk ndodhë vetëm me armë, nuk ndodhë vetëm me ushtri, se çlirimi ndodh në mendjet dhe veprimet tona, dhe edhe pse të çliruar një ditë pas çlirimit e lamë këtë vend të zaptohet sërish”, ka thënë ai.

E redaktori i librit, Agron Bajrami thotë se, autori qëllimisht ngacmon individë e struktura që siç i quan ai, zaptues të pushtetit dhe shkatërrues të shoqërisë, për të detyruar hapjen e një debati që Kosova me vite i shmangët, debati për llogaridhënie.

“Është libër historik që flet për individë e ngjarje të ditura e të paditura, në të cilat vetë autori ka qenë pjesëmarrës direkt dhe rrëfimi që na sjellë Vetoni është dëshmi për një kohë dhe disa njerëz që edhe sot kanë peshë në Kosovë. Por më shumë se thjeshtë një libër historie ‘Këmbët e Gjarprit’ është edhe libër për historinë, libër që sjellë në shesh shtrembërimin e historisë, blerjen dhe shitjen e saj, rishikimin e historisë dhe manipulimin në të”, ka thënë Bajrami. /Telegrafi/