Please enter at least 3 characters.

Vetëvendosje proteston me llampa kundër ndaljes së energjisë elektrike

2018/03/unnamed-24.jpg

Lëvizja Vetëvendosje, sot ka zhvilluar një aksion simbolik para objektit të KEDS-it, në shenjë pakënaqësie me reduktimet e shpeshtuara të energjisë elektrike.

Aktivistët e VV-së, të cilët mbanin në duar llampat dhe qirinj, u nisën nga zyra kryesore e partisë për të vazhduar këmbë deri tek objekti i KEDS-it.

Vetëvendosje i ka bërë thirrje urgjente që KEDS-it dhe institucioneve përgjegjëse, që të zbatojnë masat dhe përgjegjësitë që kanë ndaj qytetarëve, dhe ta trajtojnë këtë gjendje të krijuar me seriozitet, ashtu që sa më shpejt qytetarëve t’iu sigurohet energjia elektrike në shtëpitë e tyre. /Telegrafi/