Veseli: Veteranët, kontribut të jashtëzakonshëm për shtetin që e gëzojmë sot
13:"Petrit Prenaj
16/10/2017
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë të hënën se veteranët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për shtetin.
Ai tha se ata do të jenë frymëzim për të gjitha brezat.
“Veteranët dhanë kontribut të jashtëzakonshëm që ne sot ta gëzojmë shtetin tonë të lirë dhe të pavarur. Ata do të jenë gjithmonë frymëzim për të gjithë brezat, që do të kontribuojnë për zhvillimin e vendit”, shkruan Veseli në Facebook. /Telegrafi/


