Please enter at least 3 characters.

Veseli uron kryeministrin e ri të Britanisë, thotë se zgjedhja e tij përmirëson marrëdhëniet e këtij shteti me Kosovën

2019/07/67320470_1313471572161379_6057623811308650496_n-e1563896355201.jpg

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar Boris Johnson për zgjedhjen si kryetar i Partisë Konservatore dhe Kryeministër i Britanisë së Madhe.

Veseli në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se zgjedhja e tij në krye të ekzekutivit do të përmirësojë edhe më tej marrëdhëniet e Kosovës me këtë shtet mik.

"Uroj Boris Johnson për zgjedhjen si kryetar i Partisë Konservatore dhe Kryeministër i Britanisë së Madhe. Gjatë kohës që ishte në drejtim të Ministrisë së Jashtme britanike ai ka treguar vëmendje të madhe ndaj Kosovës dhe Ballkanit.Zgjedhja e tij në krye të ekzekutivit do të përmirësojë edhe më tej marrëdhëniet e vendin tonë me këtë shtet mik.
Partia Demokratike e Kosovës është gjithashtu aleate e Partisë Konservatore dhe ne jemi të bindur që nën udhëheqjen e tij kjo parti do të arrijë suksese të mëtejshme ndërsa bashkëpunimi ynë ndërpartiak do të forcohet edhe më shumë", ka shkruar në Facebook, Veseli./Telegrafi/