Please enter at least 3 characters.

Veseli: Do të angazhohemi për lirimin e Haradinajt

2017/02/kadri-veseli-viziton-familjen-serbe-n-euml-gorazhdec-nuk-do-t-euml-ket-euml-p-euml-rcjellje-shtes-euml-t-euml-policis-euml_hd-780x439.jpg

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka shprehur keqardhje për shtyrjen e vendimit nga gjykata franceze për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Veseli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se akuzat nga Beogradi kundër Haradinajt janë të papranueshme.

Postimi i plotë:Me keqardhje mësova për zvarritjen e marrjes së vendimit nga gjykata franceze për bashkëluftëtarin Ramush Haradinaj. Akuzat nga Beogradi kundër Haradinajt janë të papranueshme. Me këtë rast, solidarizohem me Ramushin, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij, duke i siguruar se të gjithë jemi pranë tij dhe Institucionet e Republikës së Kosovës do të angazhohen për lirimin e tij.(sic.)/Telegrafi/