Please enter at least 3 characters.

Vera Ora sjell fotografi nga adoleshenca e Ritës dhe Elenës, iu bën dedikim të veçantë vajzave të saj

2019/02/verrrr-e1549405800655.jpg
247:"NEW YORK, NY - MAY 03: Vera Sahatciu, Rita Ora's mother, speaks onstage at VH1's "Dear Mama" Event on May 3, 2016 in New York City. Tune-in to VH1 on Sunday, May 8, 2016 at 9pm to watch "Dear Mama". (Photo by Thos Robinson/Getty Images for VH1)
20:"Getty Images for VH1

Nëna e këngëtares së famshme shqiptare Rita Ora, Vera Sahatçiu-Ora, është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo preferon që shpesh të ndajë me ndjekësit dhe fansat fotografi apo video të ndryshme nga jeta e saj.

Jo të rralla janë rastet, kur Vera ndan me ndjekësit fotografi nga arkiva, duke treguar imazhe të saj dhe familjes në të kaluarën.

Së fundmi, nëna e këngëtares ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, të realizuar në adoleshencën e vajzave të saj: Ritës dhe Elenës.

“Unë ju kam kapur duart për pak por do ju mbaj zemrën përgjithmonë”, ka shkruar Vera në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, në imazhin në fjalë, vajzat duken shumë të lumtura gjersa pozojnë pranë nënës së tyre, teksa Rita vërehet lehtësisht nga tiparet e fytyrës sepse me kalimin e viteve nuk ka ndryshuar aq shumë.

Rita ndërkohë po vazhdon promovimin e albumit të saj "Pheonix", gjersa në mars do të nisë turin e saj të koncerteve me të njëjtin emër, duke e nisur nga Australia, për të vazhduar me Azinë dhe Evropën. /Telegrafi/