Please enter at least 3 characters.

Vendos kryesia, seanca për Ushtrinë sot në orën 18:00

2021/01/2021_01_05_Mbledhja-e-Kryesise-se-Kuvendit-scaled.jpg

Kryesia e Kuvendit mbajti sot mbledhjen e saj ku në rend dite ishte shqyrtimi i kërkesë së kryeministrit për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, me pikë të vetme të rendit të ditës, shqyrtimin e Propozim-Vendimit të Qeverisë për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

“Kryesia vendosi që konform kërkesës, seanca e jashtëzakonshme të mbahet sot, më 5 janar 2021, në orën 18:00.

Po ashtu Kryesia autorizoi Komisionin funksional për Çështjet e Sigurisë dhe të Mbrojtjes, për shqyrtimin paraprak të këtij propozim-vendimi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/