Please enter at least 3 characters.

“Vendimi për lejet e vozitjes nuk do të zbatohet në veri”

2016/01/f.0902180327484_m.jpg

Autoritetet kosovare kanë bërë me dije se serbët e Kosovës duhet të pajisen me lejet e vozitjes të lëshuara nga autoritetet në Prishtinë dhe se nuk do të vlejnë ato që lëshohen nga strukturat paralele të MPB-së serbe.

“Pjesëtarët e SHPK-së në veri të Kosovës nuk do të zbatojnë vendimin për lejet e vozitjes, sepse ata duhet të jenë në shërbim të popullit dhe nën juridiksionin e komunave ku punojnë në veri”, ka thënë Ivanovic për agjencitë serbe të lajmeve, ndërsa citon REL.

Sipas tij, Serbia duhet të ndërmarrë masa reciproke në lidhje me këtë vendim të Prishtinës zyrtare.

Institucionet e Kosovës vazhdojnë të kenë ka probleme të vazhdueshme me komunitetin serb, kryesisht atë në pjesën veriore, meqë nuk pranon të pajiset me dokumentet e lëshuara nga autoritete qendrore. Një problem të ngjashëm ka pasur edhe me targat e automjeteve, një marrëveshje për të cilën çështje qe arritur në bisedimet e zhvilluara në Bruksel. /Telegrafi/