Please enter at least 3 characters.

Vendasit triumfojnë në derbi

2016/01/vendasit-triumfojn-euml-n-euml-derbi_hd.jpg

Skuadra e udhëhequr nga Afrim Tovërlani ka shënuar fitore me rezultat 3-1, për të vazhduar luftën drejt titullit të kampionit.

Blerand Kurtishaj, Ibrahim Peci dhe Kreshnik Lushtaku shënuan golat për vendasit, ndërsa për mysafirët golin e nderit e realizoi Denis Krasniqi.

Në derbin e rrafshit të Dukagjinit, Besa i ka treguar forcën Istogut, duke e mposhtur 2-1.

Mark Milicaj shënoi fillimisht ndaj ish-skuadrës së tij, për ta barazuar rezultat Besnik Krasniqi. Ndërkohë golin e fitores për pejanët e realizoi mesfushori Qëndrim Dautaj.

Fitore tejet të rëndësishme në luftën për mbijetesë shënoi edhe Vëllaznimi që mposhti si vendas Ferizajn 2-0.

Yll Myrta dhe Drilon Nuza kanë shënuar golat për Vëllaznimin që bënë një hap të madh drejt sigurimit të mbijetesës.

Ndërkohë ndeshja e dy skuadrave të mesit të tabelës, Kosovës së Vushtrrisë dhe Drenicë ashtu siç filloi edhe përfundoi pa gola. /Telegrafi/


Trepça ’89 – Trepça 3-1
Besa – Istogu 2-1
Vëllaznimi – Ferizaj 2-0
K. Vushtrri – Drenica 0-0