Please enter at least 3 characters.

Vëllezërit bëjnë 30 vjet burg për krimin që nuk e kanë kryer!

2016/01/v-euml-llez-euml-rit-b-euml-jn-euml-30-vjet-burg-p-euml-r-krimin-q-euml-nuk-e-kan-euml-kryer_hd.jpg

Ata u dënuan, me arsyetimin se në vitin 1983 vranë 11-vjeçaren Sabrina Blue në qytetin Robeson të Karolinës Veriore. Trupi i vajzës është gjetur në një fushë, pa rroba, ku sytjenet i ishin lidhur rreth qafës, transmeton Telegrafi.

Avokatët kanë bërë fushatë për lirimin e ‘vëllezërve’ duke përdorur dëshmi të reja të ADN-së, e cila është marrë nga një cigare që ishte gjetur në vendin e ngjarjes, që tregon se krimi ishte kryer nga një person, ku ky i fundit tashmë ndodhet në burg dhe u dënua me burgim të përjetshëm për përdhunimin e vrasje.

Autoritetet thanë se McCollum dhe Brwon, të cilët atëbotë ishin të adoleshent, pranuan se kishin vrarë Sabrinën.

Të dy u dënuan me dënim me vdekje, por ky ndëshkim ndryshoi për shkak se avokatët dëshmuan se nuk ka prova fizike se ata kanë kryer vrasjen.

ADN-ja e cigares nuk përputhet me ata, por as shenjat e gishtave që janë gjetur në një shishe të birrës.

Avokatët kanë thënë se vëllezërit u detyruan të pranojnë krimin pas disa orësh marrje në pyetje dhe torturave.

Gjykata e Karolinës Veriore menjëherë urdhëruan që vëllezërit të lihen në liri. /Telegrafi/