Vdiq në moshën 18 vjeçare: Shkaku i kompjuterit, ushqimit të shpejtë dhe CocaColas!
Siç shkruajnë mediat e huaja, në moshën 13 vjeçare, Shaun Appleby ishte diagnozuar si obezë, transmeton Telegrafi.
Dhe kjo, së paku sipas nënës së tij, kishte ardhur për faktin se përveçse konsumonte shumë CocaCola dhe ushqim të shpejtë, ai qëndronte para kompjuterit, hiq më pak se 10 orë në ditë.
“Mesazhi im për fëmijët është që të dalin më shumë, të takojnë fëmijë tjerë, të marrin ajër të pastër dhe të largohen nga kompjuterët”, thotë e ëma e tij.
Shaun, i cili dëshironte të ishte një “testues lojërash” kishte lindur në Angli dhe ishte zhvendosur në Australi me prindërit e tij dhe motrën e tij më të madhe, Chloe, kur ishte katër vjeçar.
Kur prindërit e tij u ndanë, Shaun dhe motra e tij u zhvendosën në Whitlay Bay, Tyneside Veriore, me babanë e tyre dhe që nga aty filloi e gjitha, transmeton Telegrafi.
Në moshën 13 vjeçare ai u diagnostifikua si obezë. Dhe për më keq, pesha e tij filloj të rritej përkundër tentimeve për të ngrënë ushqime të shëndetshme dhe duke bërë stërvitje.
Në moshën 17 vjeçare ai kishte bërë 125 kilogramë, ndërkaq në vitin e fundit të jetës së tij ai kishte 100 kilogramë. /Telegrafi/


