Please enter at least 3 characters.

Vdesin dy shqiptarë në një aksident të rëndë në Itali

2017/07/1-361.jpg

Dy shtetas shqiptarë, emrat e të cilëve nuk dihen ende, kanë vdekur në një aksident tragjik pasditen e sotme në Itali.

Sipas mediave italiane, rreth orës 18, në kryqëzimin e rrugëve “Melona” e “Capannaguzzo” në Cezena, janë përplasur dy automjete, një furgon dhe një kamion me rimorkio, transmeton albeu.

Viktimat janë një 37-vjeçar dhe një 39-vjeçar. Teksa flitet edhe për një tjetër person të plagosur rënde.