Please enter at least 3 characters.

Vdes këmbësori i aksidentuar më 27 nëntor në Pejë

2016/01/vdes-k-euml-mb-euml-sori-i-aksidentuar-m-euml-27-n-euml-ntor-n-euml-pej-euml_hd.jpg

Aksidenti kishte ndodhur më 27 nëntor rreth orës 21:15 në rrugën “ Konferenca e Bujanit” përkatësisht në vendkalimin e këmbësorëve, me ç’rast lëndime të rënda trupore kishte pësuar këmbësori Albion Q. Morina (1998) nga Peja.

I dyshuari shtetas i Kosovës, I.K. (1977) ishte duke drejtuar veturën ‘VW Passat’ me targa të regjistrimit vendor në korsinë e majtë drejtimi nga Peja, në drejtim të fshatit Vitomiricë.

I njëjti me mjetin që drejtonte nuk iu ka përshtatur kushteve të rrugës, shenjave të komunikacionit rrugor, përkatësisht shenjës së vendkalimit të këmbësorëve, me ç’rast godet me pjesën e parë ballore të anës së majtë viktimën (këmbësor), të cilin e hedh në xhamin e parë mbrojtës të mjetit tij dhe e përplasë për tokë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit.

Lidhur me ketë menjëherë është njoftuar prokurori shtetit për krime të përgjithshme dhe me urdhër të këtij, trupi i pa jetë i viktimës iu lirohet familjarëve për të vazhduar me ceremoni mortore të varrimit dhe nuk është dërguar për autopsi. /Telegrafi/