Please enter at least 3 characters.

Vazhdon prishja e ndërtimeve pa leje

2016/01/vazhdon-prishja-e-nd-euml-rtimeve-pa-leje_hd.jpg

Edhe sot, Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, shembi disa objekte pa leje në rrugën e Elbasanit. Prishja e ndërtimeve bëhet për të lejuar ndërtimin e një rruge dytësore.

Ndër objektet që u prish ishte edhe një shtëpi banimi, pronarët e së cilës pretendojnë se posedojnë hipoteken e objeketit që prej vitit 1998.

Sipas tyre, ato nuk janë shpronësuar dhe nuk kanë marrë dëmshpërblim. I pyetur nga Klan, përfaqësues të INUK, nuk japin shpjegime për këtë rast. /Telegrafi/